Marrëveshje ndërinstitucionale për furnizimin me ujë për vaditjen e tokave bujqësore

Marrëveshje ndërinstitucionale për furnizimin me ujë

Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Bordit të Kullimit Durrës u zhvillua një takim pune me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive Rrogozhinë, Kavajë dhe Peqin, përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë si dhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bordit të Kullimit Durrës.

Kryetari i bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla ndau në rrjete sociale, momente nga ky takim, që kishte në fokus furnizimin me ujë për vaditjen e tokave bujqësore.

“Gjatë këtij takimi u firmos marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional që ka për synim garantimin e furnizimit me ujë për vaditje në tokat bujqësore të zonës, duke siguruar mbarëvajtjen e sezonit bujqësor dhe mbështetjen e fermerëve në kohë”, shkroi Memolla.

Sipas tij, ky bashkëpunim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore dhe rritjen e prodhimit vendor.

EMISIONET