Ukrainasi që u kap me rusët në Gramsh ishte në vendin tonë dhe një vit më parë me të njëjtën makinë

Ukrainasi që u kap me rusët në Gramsh ishte në vendin
Foto të postuara në rrjete sociale

25-vjeçari ukrainas i identifikuar si shtetasi  F.A, i cili u ndalua pasditen e 20 gushtit 2022 sëbashku me dy shtetasit rusë Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe Mikhail Zorin 24 vjeç pasi sulmuan dy ushtarë shqiptarë me spraj neuroparalizues në Uzinën e Ushtarake të Gramshit ka qenë në Shqipëri edhe vitin e kaluar.

Ora News madje mëson se ai ka qenë me të njëjtën makinë në të cilën u kapën dje dhe me shumë mundësi dhe me të njëjtin grup.

Edhe një vit më parë ai ka hyrë në uzina të tjera.

Ukrainasi udhëton në shumicën e vendeve evropiane dhe publikon foto në rrjetet e tij sociale.

Ukrainasi që u kap me rusët në Gramsh ishte në vendin

 

Çfare ndoodhi Dje 

Rreth orës 17:40 minuta te 20 gushtit  dy roje ushtarake shqiptare janë sulmuar me spraj neuroparalizues nga një shtetas rus i cili kishte hyrë brenda territorit të Uzinës dhe ka tentuar të bëjë fotografi.

Rojet i kanë bërë thirrje të ndalonte por ai ka tentuar të largohet. Në momentin kur dy rojet e kanë ndaluar ai është kundërpërgjigjur duke përdorur spraj neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.

E ndërsa policia ka bërë shoqërimin e 24 vjeçarit në Mikhail Zorin në Komisariatin e Gramshit, janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës një shtetase ruse e cila është identifikuar si Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe një shtetas ukrainas i identifikuar me inicialet F.A, 25 vjeç.

Policia ushtaraka ka njoftuar policinë e shtetit e cila ka bërë ndalimin e menjëhershëm të dy personave jo shumë larg nga uzina. Gjithashtu kanë bllokuar dhe automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse dhe shtetasi ukrainas.

Dy ushtaraket shqiptare jane sjellë me urgjencë në QSUT ku dhe kanë marrë mjekimin e duhur pasi kishin paralize faciale dhe probleme me sytë. Në orët e vona të mbrëmjes u mësua se gjëndja e tyre shëndetësore ishte përmirësuar.

EMISIONET