U arrestua sot në operacionin e SPAK, Fatos Tushes iu bë atentat në zyrë në vitin 2019

U arrestua sot në operacionin e SPAK, Fatos Tushes iu bë atentat

Kryebashkiakut të Lushnje, Fatos Tushe të shoqëruar sot gjatë aksionit të SPAK, i është bërë një atentat në vitin 2019.

Aso kohe, një person i identifikuar si ish-shofer i Bashkisë Lushnje hodhi një granatë në zyrën e kryebashkiakut Fatos Tushe, duke plagosur këtë të fundit dhe sekretaren e tij.

 “Në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi Fatos Tushe dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhej në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, mëngjesin e sotme SPAK ka ndërmarrë sot një operacion masiv anti-korrupsion në zyrat e ndërmarrjes së pasurive publike në Lushnjë.

Në këtë operacion janë disa të shoqëruar si të dyshuar për abuzime me tendera, mes tyre edhe kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe.

Kryebashkiaku socialist Fatos Tushe e drejton bashkinë e Lushnjes që prej vitin 2011.

EMISIONET