Operacioni i SPAK në Lushnje, Yuri Kim: Kush është përfshirë në korrupsion, të shqyrtojë nëse ia vlen të shkojë në burg

Lidhur me operacionin e SPAK sot ku u shoqëruar edhe kryebashkiaku i Lushnjes, ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, yuri Kim.
Kim shkruan në Twitter se ata që janë përfshirë në korrupsion tani është koha të shqyrtojnë nëse ia vlen të shkosh në burg.
Kim përsërit thënien që ajo dhe ambasadori Soreca kanë thënë shpesh kohët e fundit, se askush nuk është mbi ligjin.
Yuri Kim: Nëse jeni të përfshirë në korrupsion - pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni - tani është koha të konsideroni ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha të shqyrtojnë nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për të ndaluar. Askush nuk është mbi ligjin.
Ndërkohë, lidhur me këtë operacion ka reaguar edhe kryeministri Rama i cili është shprehur se kryebashkiaku duhet të përballet vetë me drejtësinë dhe PS-së nuk i bëhet mburojë.


