U hodh për vdekje nga furgoni në Peqin, shoqërohet në polici shoferi, shoqja e viktimës: Kishte debatuar me bashkëshortin, sot...
Shoferi i furgonit me të cilin udhëtonte 55-vjeçarja e cila dyshohet se ka hapur derën dhe është vetëhedhur është shoqëruar në komisariat.
Sipas policisë, S. T. është shoqëruar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
"Rreth orës 09:00, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, shtetasja M. Gj., rreth 50 vjeçe, ndërkohë që udhëtonte në automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi S. T., 30 vjeç, dyshohet se ka hapur derën e pasme të furgonit dhe është vetëhedhur.
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja M. Gj. ka humbur jetën. Drejtuesi i furgonit, shtetasi S. T., po shoqërohet në Komisariat, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton policia.
Ndërkohë, shoqja e viktimës Merushe Gjuzi me të cilën udhëtonte këtë mëngjes tha se 55-vjeçarja kishte debatuar me bashkëshortin.
Ishte sherri me bashkëshortin që e detyroi të kryente këtë veprim të rëndë, sipas dëshmitares.
“Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit, por këtë mëngjes deshi të ulej pas dhe u ul vetëm”, ka thënë shoqja e viktimës.