“U firmos nga Shkreli” Këlliçi: Nuk kam folur me të, por po sulmohem për zgjedhjet e zemrës time

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u përgjigj edhe për akuzat lidhur me vjehrrin e tij Artan Shkreli.

Ai tha se ai nuk ka biseduar me Shkrelin lidhur me këtë çështje dhe se jeton një botë demokratike ku secili është krenar për zgjedhjet e zemrës së tij.

Këlliçi: Për mua është një lajm i mirë që Veliaj ka konsumuar çdo akuzë publike të mundshme, qysh nga aferat me Ndragëtën deri tek vrasja e Ardit Gjoklajt, me mafien e betonit dhe plehrave. Unë po sulmohen pse kam zgjedhur me zemër dhe jo me parti.

Deri kur ka ndodhur ngjarja unë nuk kam biseduar fare me të dhe nuk më rezulton kështu. Duke qenë se jetojmë në një botë demokratike, gjykoj se secili mban përgjegjësi për aktet e veta. Për këtë marrëdhënie time nuk është se më ka ndikuar ndonjëherë. Mua më njohin si djalin si Zamir dhe Suzana Këllëçit, jo nga vjehrri. Jam krenar për zgjedhjet e mia në jetë dhe për derisa nuk kam akuza për korrupsion, dhe e vetmja shkelje ligji është ndonjë gjobë parkimi.

Emisioni "Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET