Këlliçi: Veliaj thotë se ka mbjellë 2 mln pemë, por askush nuk po i sheh, as tarifa e parkimit nuk shkon për të

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se hapësirat publike nuk janë projektuar kaq shumë ndërtime.

Ai tha se Veliaj thotë se ka mbjellë një pyll orbital që askush nuk e sheh dhe që para 2 javësh e anuloi tenderin për këtë pyll orbital sepse nuk ka hapësirë.

Këlliçi: Hapësirat publike nuk janë projektuar kaq shumë ndërtime. Veliaj para se të vinte në bashki ka premtuar se do të mbahet mend si një kryetar bashkia që ndërtoi më shumë parqe sesa leje ndërtimi. Ky individ që thotë se ka mbjellë një pyll orbital që askush nuk e sheh dhe që para 2 javësh e anuloi tenderin për këtë pyll orbital sepse nuk ka hapësirë.

Një aferë tjetër korruptive që do ta nxjerr është tarifa e parkimit, pasi marrim një SMS kur parkojmë që tarifa do të shkojmë për pyllëzim, por që në fakt nuk shkon. Po ashtu edhe në Tiranë nuk ka ujë të pijshëm.

Emisioni "Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET