U filmua duke tërhequr kalin me automjet, procedohet penalisht për keqtrajtimin e kafshëve burri në Elbasan
Një ngjarje e rëndë e dokumentuar në rrjetet sociale, ku një kalë shihej i lidhur me litar pas një automjeti në lëvizje në zonën e Mirakës, ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë së Librazhdit.
Pas publikimit të videos, shërbimet policore identifikuan dhe shoqëruan drejtuesin e automjetit. Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit N. L., 60 vjeç, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.
Policia e Elbasanit u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të ngjashëm të paligjshmërisë, duke theksuar se garantohet anonimati dhe reagimi i paanshëm ndaj shkelësve të ligjit.

