U ekzekutua 2 ditë më parë, merren sërish në pyetje familjarët e Bujar Nasufit: Nuk kemi dijeni të konflikteve

Dy ditë pas vrasjes së Bujar Nasufit në zonën e “Selitës” në Tiranë, Policia e kryeqytetit ka marrë sërish në pyetje familjarët e tij.

Burime për “Ora News” bëjnë më dijë se gjatë dëshmisë së tyre ata nuk kanë treguar detaje mbi konfliktet e mundshme që 56-vjeçari ka pasur.

Madje, mësohet se ata janë shprehur mjaft të rezervuar kur janë pyetur nga hetuesit mbi problemet që ata kanë me biznesin, apo pronat.

Në të tilla kushte kur policia nuk zotëron një dëshmi efikase, policia paralelisht ka nisur gjurmimin në terren për gjetjen e provave.

Telefoni i viktimës është dërguar për ekspertim në Policinë Shkencore ku pritet të marrin prej saj komunikime të vlefshme.

Ndërkohë, disa kamera sigurie janë hapur disa ditë para ngjarjes për të verifikuar nëse autori e ka ndjekur viktimën.

Nga motori dhe arma e djegur policia nuk ka përfituar asgjë me vlerë.

Gjurmimi në kohë i mjetit motorrik ka qenë i pamundur për shkak se autori e ka djegur në një tunel, kjo për shkak edhe të reshjeve të shiut.

Bujar Nasufi një biznesmen 56 vjeçar u vra poshtë banesës se tij në Selitë.

Sapo gruaja e tij zbriti nga makina autori i maskuar dhe me motorr pa zbritur prej saj hapi zjarr më armë automatike.

Pas kësaj ai u largua drejt “Kodrës se Diellit 2”, e prej aty besohet se me një makinë të jetë larguar sërish për në një vend ende të pa përcaktuar.

EMISIONET