Konflikti me armë në Rrëshen, kapet Martin Bardhaj, i biri ende në kërkim

Detaje të tjera janë zbuluar nga përplasja e armatosur në Rrëshen mbrëmjen e së dielës. Gjithçka ka nisur nga një parakalim me makinë mes disa të rinjëve ndërsa shënjestë e breshërive të plumbave ishte Saimir Reçi, nipi i Kastriot Reçit të vrarë në 2021. Disa orë pas përplasjes u arrestua Enrik Bardhaj ndërsa në u shpall në kërkim Martin Bardhaj.

Parakalimi me makinë në rrugën kryesore të qytetit, u bë shkak për konfliktin mes dy të rinjve që u shoqërua dhe me të shtëna me armë zjarri, mbrëmjen e së dielës në Rrëshen.

 Saimir Reçi dhe Enrik Bardhaj kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në mes të qytetit.

Më pas Enrik Bardhaj ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, Martin Bardhaj ku kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte Saimir Reçi, i cili rezulton të jetë nipi i Kastriot Reçit pronarit të televizonit lokal në Lezhë të vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.

Nga të shtënat Saimir Reçi nuk mori lëndime, por gjatë largimit humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe u përplas me borduren e rrugës.

Autoret kanë qëlluar në një distancë të afërt në anën e shoferit te BMW, çka e dëshmojnë dhe shenjat e plumbave, por mjeti i blinduar e shpëtoi Saimir Reçin pa marrë lëndime.

Policia e cila mbëriti menjëherë në vendin e ngjarjes shpalli në kërkim baba e bir ndersa disa ore pas ngjarjes në pranga ra Enrik Bardhaj,  ndersa u shpall ne kerkim Martin Bardhaj .

Për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zones, por deri tani nuk eshtë rënë ne gjurmet e tyre. Grupi hetimor ka administruar çdo provë dhe dëshmi me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku nuk perjashtohet mundesia  ketë zanafillen tek konfliktet e vjetra mes fiseve Bardhaj dhe Reçi në Rrëshen.

EMISIONET