Aksident në aksin Burrel-Klos, i mituri nuk i mbijeton plagëve

Aksident në aksin Burrel-Klos, i mituri nuk i mbijeton plagëve

 Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Burrel-Klos. 4-vjeçari i përplasur nga një furgon në këtë aks ka humbur jetën në spital disa orë pas ngjarjes së rëndë. 

Në fillim u raportua se fëmija i aksidentuar po kalonte rrugën kur u përplas nga një furgon. Ndërkohë policia bën me dije se furgoni që drejtohej nga një 52-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës.

Më pas furgoni ka goditur fëmijën. I mituri u transportua drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë ku edhe humbi jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

EMISIONET