Sfidat e sigurisë dhe arsimi në fushën e mbrojtjes, Kingji pret zyrtaren e Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s

Sfidat e sigurisë dhe arsimi në fushën e mbrojtjes, Kingji pret

Një ekip nga Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s zhvilloi sot vizitë zyrtare në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Forcat e Armatosura (FARSH).

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji u takua me dekanen dhe zv/komandanten në Kolegjin e Mbrojtjes të NATO-s, Suzanne Nelsen, ku diskutuan mbi sfidat e sigurisë dhe mundësitë e reja për arsimim në fushën e mbrojtjes.

“Shkëmbimi i ekspertizës dhe përvojave nëpërmjet kurseve dhe trajnimeve është thelbësor për përgatitjen e liderëve të fushës dhe avancimin e kapaciteteve tona strategjike”, tha Kingji.

EMISIONET