Tushi: Uljа e moshës së aktivitetit sek*ual, sfidë serioze për shoqërinë

Sociologu i njohur Gezim Tushi ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderuar nga Sonila Musai ku foli për sfidat e mëdha me të cilat po përballet sot shoqëria shqiptare, me theks të veçantë te edukimi seksual i të rinjve.

Tushi ngriti alarmin për uljen e vazhdueshme të moshës së fillimit të aktivitetit seksual tek të rinjtë në Shqipëri, një fenomen që sipas tij ka pasoja të drejtpërdrejta në rritjen e shtatzënive të parakohshme dhe përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

“Shoqëria shqiptare po ndodhet përballë një problemi shumë të madh.

Ulja e moshës së fillimit të aktivitetit seksual është një sfidë serioze dhe ka pasoja të shumta për shëndetin dhe të ardhmen e të rinjve.

Duhet patjetër që kultura seksuale të bëhet pjesë integrale e kulturës humane të fëmijëve tanë,” – u shpreh Tushi.

Ai theksoi nevojën për një qasje më të hapur, shkencore dhe edukative ndaj seksualitetit, duke nënvizuar rolin e shkollës, familjes dhe medias në këtë proces.

 

EMISIONET