Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë

Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e

Në qytetin e Sarandës vijon puna për ndërtimin e Qendrës së Mirëseardhjes.

Kjo qendër do të përmirësojë qarkullimin dhe mikpritjen e mijëra turistëve që vizitojnë Sarandën gjatë gjithë vitit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në këtë qendër.

Rama vuri në dukje se Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, ndërtesë multifunksionale me tre kate, do të jetë pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë, me hapësira për parkim, aktivitete kulturore, sociale dhe rekreative, si panaire, ekspozita etj.

Qendra e Mirëseardhjes me 3 kate ka një sipërfaqe prej 3,700 m² për çdo kat, parkim autoveturash, zona për autobusë, taksi dhe mjete elektrike si dhe hapësira për motorë e biçikleta.

Gjithashtu në këtë godinë do të ketë edhe zyra shërbimi për vizitorët.

Kjo qendër është shumë e rëndësishme për Sarandën, pasi fluksi i turistëve dhe numri i autobusëve që hyjnë dhe dalin në qytet është shumë i madh, sidomos gjatë muajve të verës.

EMISIONET