Tushi: Modernizimi ka ndryshuar dhe rritjen e fëmijërisë, ja për çfarë duhet të keni kujdes
Sociologu Gëzim Tushi ishte i ftuar këtë të enjte në Ora News në emisionin Epiqendër të moderatores Sonila Musai ku fokusi I bisedës ishin fëmijët.
Tushi: Gjëja më e keqe është se fëmijët e sotëm nuk e kanë fëmijërinë e dikurshme, p.sh/ kontaktin me sendet kontaktin me lojën sepse loja është aktiviteti kryesor. Fëmijët e sotëm luajnë vetëm virtualisht dhe kjo sjell problem që kanë të bëjnë me zhvillimin e tyre fizik, atyre që bëhen obezë e bashkuar kjo me përdorimin e ushqimeve që kanë ndikimin e tyre kështu që mund të themi se ngarkesat e modernitetit janë shkarkuar edhe mbi fëmijët të cilët ndjejnë shumë lodhje ndihen shumë të stresuar dhe nuk është rastësi që ka fenomene të bullizmit.

