Zekolli: Në Kosovë mungojnë mësuesit ndihmës për fëmijët me aftësi ndryshe
Teuta Zekolli mësuese për nxënësit me aftësi ndryshe në Kosovë me anë të një komunikimi skype në Ora News në emisionin Epiqendër të moderatores Sonila Musai foli në lidhje me problematikat të cilat ndeshen këto fëmijë në shkolla.
Zekolli: Fatkeqësisht nuk është bërë ende sa duhet për fëmijët me aftësi ndryshe në Kosovë edhe pse janë marrë hapat e duhura në këtë drejtim duke u hapur universiteti Master për edukim ekskluziv por sa i përket fëmijëve me nevoja të veçanta ende janë të privuar nga e drejta e shkollimit cilësor pasi në shkollat e shtetërore numri I nxënësve është shumë i madh. Ka klasa që është mbi 40 nxënës dhe ka fëmijë me nevoja të veçanta që kanë vështirësi dhe këta fëmijë kanë nevojë për mësuese ndihmës.

