Turizëm me mushkonja në Lezhë, ankohen operatorët turistikë: Po na ikin pushuesit
Mungesa e dezinsektimit në brengdet ka bërë që prania e mushkonjave në Shëngjin të kthehet në një shqetësim të vertete. Pushues dhe operatorë turistikë bëjnë thirrje për marrjen e masave urgjente.
Mushkonjat në Shëngjin nuk po lënë të qetë turistët.
Prania e madhe e tyre sidomos gjatë orëve të mbrëmjes është kthyer në një shqetësim serioz për pushuesit.
Shkak për këtë situatë është bërë mungesa e dezinsektimit për këtë vit.
“Si nuk janë shqetësim, Bashkia duhet ti zgjidhë.”
Pushues dhe operator kanë kërkuar që të merren masa për këtë situatë.
Besnik SULA Operator Turistik shprehet, “Ne kemi problemin e mushkonjave, problem tjetër nuk ka, pastërtia është në maksimum.”
Mungesa e dezinsektimit po largon pushuesit, thotë eksperti i Turizmit Leonard Seferi.
Leonard Seferi, ekspert i Turizmii u shpreh: Mushkonjat me tepricë, gjendja e tyre në terren apo në çdo vend është pikë shqetësuse në radhë të parë për shëndetin e tyre. Kur pushuesit kalojnë pushimet e tyre ndikon drejtpërdrejtë në kthimin e turistëve vitin e ardhshëm, minimalisht në kërkimin e tyre të destinacioneve të reja.
Vitet e shkuara dezinsektimit i zonave turistike është realizuar që në muajin maj, por këtë sezon një proçes i tillë ende nuk ka ndodhur. Burime nga Njesia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Lezhë bëjnë me dije se shkak për këtë situatë është bërë pezullimi për herë të katërt i tenderit të dezinsektimit, për shkak të ankimimit të subjekteve konkuruese.


