Del ekspertiza e aksidentit tragjik në Berat ku humbi jetën 25 vjeçarja dhe djali i saj i vogël
Humbja e kontrollit të mjetit dhe mungesa e përvojës është zyrtarizuar nga Policia si shkak I aksidentit tragjik të së hënës në Berat, ku humbën jetën nënë e bir.
Policia ka përfunduar ekspertizën për aksidentin tragjik në Berat, ku humbën jetën 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj me të birin e saj 6-vjeçar
Makina ku udhëtonin përfundoi në Lumin Osum mesditën e 27 qershorit 2022.
Lorenc Tanushi:Shkak për aksidentin është humbja e kontrrollit të drejtueses së mjetit shoqëruar dhe me mungesën e përvojës nga ajo.
Hetimet dhe sidomos kqyrja e kamerave të sigurisë sipas ekspertëve tregon mungesën e përvojës në drejtimin e mjetit nga nga e reja që kishte vetëm pak javë me leje drejtimi.
"Nga studimi i të gjitha kamerave të sigurisë është vërejtur manovrimi majtas-djathtas,një karakteristikë kjo e drejtuesve të rinj,të pajisur me leje drejtimi"
Ndërsa Rruga “Antipatrea” ku u shënua aksidenti tragjik, është në prej akseve me risk të lartë në qytetin e Beratit
"Aksi Ura e Goricës-Ura e Varur është aks që ka fluks dhe risk. Plus është anës lumit Osum"
Në pamjet e kamerave të sigurisë, duket se 25 vjeçarja bëri një parakalim të gabuar në kthesë, ndërkohë që përballë kishte një kamion.
Një kamera tjetër tregon që pasi shmang përplasjen, mjeti bën një kthesë të pashpejgueshme në rrugë. Del mbi trotuar, merr përpara kangjellat metalike dhe përfundion në mes të lumit.
Ndërhyrja e dëshmitarëve nuk i shpëtoi dot dhe nënë e bir u mbytën në ujë.