Tupja: Të futet diktimi deri në klasë të pestë, në arsimin parashkollor duhet folur shqip

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, profesori Edmond Tupja u shpreh se duhet rikthyer diktimi në shkollat e vendit.

Ai tha se diktimi duhet futur deri në klasë të pestë dhe të korrigjohet, pasi nuk mund të bëhet në universitet, por mësohet me mësimin e gjuhës.

Tupja: Pse e kanë hequr diktimin këta? Rama thotë ta fusim në universitet, por rregullat e gjuhës mësohen me mësimin e gjuhës. Në arsimin parashkollor duhet folur shqip, në muzikë duhen këngë shqip.

Në fillore, deri në klasë të pestë të ketë diktim dhe korrigjim. Arsimi në të  gjitha shkallët e tij po të funksionojë mirë me vepra për ta mbrojtur Shqipen.

EMISIONET