Shamku: Toskërishtja nuk është gjuha standarde, është barazuar gabimisht, por nuk janë e njëjta gjë

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, gjuhëtarja Ledi Shamku Shkreli u shpreh se hallin më të madh e ka Toskërishtja, sepse ajo nuk është standard.

Ajo tha se standardi është një kod burokrat dhe me një pikësynim ideologjik është barazuar me gjuhën letrare kombëtare gabimisht, që nuk janë e njëjta gjë.

Shamku: Gegnishtja nuk ka asnjë qyrk përsipër dhe duke mos qenë e shtetëzuar dhe ideologjizuar, dhe mjafton një politikë e re didaktike për ta afruar. Mendoj se hallin më të madh e ka Toskërishtja, sepse ajo nuk është standard, pasi standardi është një kod burokrat dhe me një pikësynim ideologjik është barazuar me gjuhën letrare kombëtare gabimisht, që nuk janë e njëjta gjë.

Me këtë barazi tinëzare që u barazua, gabimisht themi se standardi është tosk. Në mendjen e çdo përdoruesi janë barazuar. Ne nuk kemi asnjë studim se si po përdoret Shqipja. Dobësitë e një organizmi nuk i nxjerr diktatura, por i nxjerr liria.

EMISIONET