Trashëgimia faktor në arrestet kardiake? Mjeku kardiolog shpjegon rëndësinë e ekzaminimeve

Pas lajmit të ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi në moshën 40-vjeçare, nga një atak kardiak ashtu si i ati, ngrihet pyetja nëse trashëgimia ka lidhje me sëmundjet e zemrës. Për këtë, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, mjeku kardiolog Indrit Temali theksoi rëndësinë e kontrolleve të thelluara për familjarët kur ka histori të vdekjeve të papritura kardiake.

" Duhet futur kultura që nëse kemi një vdekje të papritur në familje, pjesëtarët e afërt të familjes duhet që patjetër të bëjnë kontrolle më të thelluara kardiake ose të zemrës.

Duhet futur kultura që disa sëmundje janë të trashëgueshme dhe në qoftë se një person vdes ose i shpëton arrestit kardiak, atëherë patjetër që duhet të ngrihet një këmbanë alarmi edhe për të afërmit e gjakut dhe kjo arrihet duke bërë ekzaminimet e thjeshta si një shirit zemre EKG, një eko, një provë ushtrimore dhe disa analiza të thjeshta të cilat mund të nxjerrin në pah anomali të lindura sepse një pjesë e sëmundjeve të zemrës janë të trashëguara ose janë në bazë gjenetike.

Mirë është që të zbulohen pasi mund të parandalohen vdekjet e papritura", u shpreh Temali.

EMISIONET