Pasojat e motit të keq! Bllokohen rrugët në Gjirokastër dhe Përmet pas reshjeve të shiut, dhjetëra banorë të izoluar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2025, 09:52

Reshjet e shiut gjatë 12 orëve të fundit kanë shkaktuar bllokime në disa akse rrugore në qarkun e Gjirokastrës dhe Përmetit.
Në aksin Kolonjë–Golem, inertet e rrëzuara nga lartësitë dhe terreni i paqëndrueshëm kanë bllokuar rrugën, duke lënë të izoluar dhjetëra banorë të Golemit.
Po ashtu, në Dropull, mbetet i pakalueshëm aksi Glinë–Nepravishtë, ndërsa në Përmet janë izoluar rrugët Frashër–Verçisht dhe Frashër–Miçan për shkak të shkarjeve të dheut.

