FOTO-ALBUMI/ Moto & Rock Festival, fundjavë elektrizuese në Korçë

FOTO-ALBUMI/ Moto & Rock Festival, fundjavë elektrizuese në

U zhvillua në Korçë këtë fundjavë Moto & Rock Festival, i cili solli për dy ditë një atmosferë të jashtëzakonshme, me qindra vizitorë, pasionin e motoristëve dhe energjinë e muzikës live, duke i dhënë qytetit një tjetër fundjavë elektrizuese.

Nata e parë e Moto & Rock Festival mblodhi në Korçë mbi 60 motoristë, qindra vizitorë dhe adhurues të muzikës rock në një mbrëmje të jashtëzakonshme.

FOTO-ALBUMI/ Moto & Rock Festival, fundjavë elektrizuese në

Urban Band dhe Renis Gjoka ndezën skenën me ritëm dhe emocione, ndërsa Korça u kthye edhe një herë në kryeqytetin e verës festive.

Kryebashkiaku Sotiraq Filo falënderoi “Riders Legend” për bashkëpunimin dhe për faktin që edhe këtë vit e kthyen Korçën në pikëtakimin e qindra motoristëve nga i gjithë rajoni.

FOTO-ALBUMI/ Moto & Rock Festival, fundjavë elektrizuese në

Aktiviteti solli një atmosferë të veçantë në qytet, duke tërhequr qindra vizitorë nga vendi dhe rajoni, që iu bashkuan pasionit për motorët dhe muzikën live.

Edhe kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, një album fotografish me momente nga ky organizim i veçantë.

FOTO-ALBUMI/ Moto & Rock Festival, fundjavë elektrizuese në

Muzika, energjia dhe pasioni për motorët e automjetet klasike u ndërthurën në një aktivitet që solli gjallëri në qytet, por edhe promovoi Korçën si një destinacion të rëndësishëm për organizimin e eventeve kulturore dhe turistike.

EMISIONET