"Toyota Yaris' me 3.4 mln euro, dënohet me 1.6 vite burg Elvis Vladi

"Toyota Yaris' me 3.4 mln euro, dënohet me 1.6 vite burg Elvis
Eurot e sekuestruara

Çështja gjyqësore e hapur nga autoritetet shqiptare pas kapjes së 3.4 milionë eurove në makinat "Toyota Yaris" në portin e Durrësit në vitin 2018 është mbyllur me dënimin e vetëm dy personave.

Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit e 6 muaj burg shtetasin Ervis Vladin për "mosdeklarim të ardhurash në kufi". I pandehuri përfiton zbritje dënimi nga gjykimi i shkurtuar duke vuajtur përfundimisht 1 vit burg ndërkohë që në të njejten dosje u denua edhe Agim Ceka për "armembajtje pa leje" me 2 vjet 4 muaj heqjue lirie.

Ervis Vladi dyshohej se ishte porositësi i makinave "Toyota", ndërsa Agim Çeka ishte shoferi i makinës që solli automjetet.

Një vit më parë, organet e drejtësisë vendosën të pushojnë hetimet dhe akuzat ndaj personave të tjerë të dyshuar për këtë çështje, Edi Lika, Alfred Vladi, Kevi Cani dhe Alban Mollaymeri.

Kjo çështje fillimisht u hetua nga Krimet e Rënda, më pas nga Spak ndërsa në fund, dosja iu përcoll prokurorisë dhe gjykatës së tiranës. Karroatreci me automjetet Toyota Yaris ku ishin fshehur 3.4 milionë euro u kap në vitin 2018 në Durrës ndërsa ngjarja u shoqërua edhe me akuza në parlament pasi Lulzim Basha pretendoi se Taulant Balla kishte lidhje me ngjarjen.

 

 

 

 

EMISIONET