Tiranë, qëlloi me armë zjarri drejt fqinjit të tij, prangoset 43-vjeçari

Tiranë, qëlloi me armë zjarri drejt fqinjit të tij,

Policia e Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar "Stroke" ky është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Kështu, është vënë në pranga 43-vjeçari që kërcënoi me armë fqinjin e tij dhe sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov dhe municion luftarak.  

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij, në Allias, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stroke”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: B. M., 43 vjeç, banues në Allias, për veprat penale "Kanosja", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike". Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin F. K., 42 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së 42-vjeçarit.” – njofton policia.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET