“Terroristi” nga Kukësi në gjyq, SPAK përfundon hetimet për Ibrahim El Salih (Lekica)

Një 56-vjeçar nga Kukësi u dërgua në gjyq nga spak me akuzën e nxitjes së terrorizmit. Sipas hetimeve, Ibrahim El Salih akuzohet se ka nxitur luftën e shenjtë përmes postimeve në rrjetet sociale. Prokuroria e akuzon të pandehurin edhe për nxitje të veprimeve terroriste.

Një 56-vjeçar nga Kukësi i arrestuar me urdhër të SPAK më 24 maj 2022 do të përballet me drejtësinë për akuzën e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

I pandehur i kësaj dosje është shtetasi Ibrahim El Salih i njohur edhe me mbiemrin Lekica i cili ndodhet në masën arrest me burg pasi u ndalua disa muaj më parë nga forcat e antiterrorit.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, 56-vjeçari akuzohet se nga data 22 shtator 2021 e në vijim nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka kryer transkriptimin dhe përkthimin e videove nga gjuha e huaj (arabe) në atë shqipe, duke përhapur elementë të konsiderueshëm të deformimit të koncepteve fetare, të propagandës ekstremiste dhe nxitëse të urrejtjes.

Prokuroria thekson se nëpërmjet postimit të përmbajtjes së shkrimeve nga ana e të pandehurit manifestohen thirrje dhe propagandë për të përkrahur luftën e shenjtë “xhihadin”.

Në postimet e tij, sipas spak, i pandehuri  është solidarizuar me personat e vrarë në këtë luftë, me legjitimimin e krijimit të të ashtuquajturit shteti islam i Irakut dhe udhëheqësit e tyre, duke u solidarizuar me fitoren e luftëtarëve të shtetit islam të Irakut.

Ai akuzohet më tej se ka mbështetur personat e burgosur të cilët kryejnë vepra penale dhe akte terroriste kundër disa shteteve perëndimore.

Bazuar në shjkrimet e publikuara në rrjetet sociale, sipas spak, Ibrahim El Salih ka përkrahur mobilizimin e fëmijëve në akte të dhunshme, si dhe ka synuar nxitjen dhe ka bërë thirrje publike për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.

Sipas nenit 232 paragrafi A i Kodit Penal, vepra penale për të cilën akuzohet i pandehuri nga kukësi, dënohet nga katër deri në dhjetë vjet burg.

“Terroristi” nga Kukësi në gjyq, SPAK përfundon
Ibrahim El Salih (Lekica)

EMISIONET