TETË NË HETIM PËR ZJARRET! Dogjën hektarë me bimësi të ndryshme, dosjet në prokurori
Brenda dy ditëve policia ka ngritur akuzën për zjarrëvënie për tetë persona. Nuk ka munguar as rasti kur personi që vuri flakët ishte në masën e arrestit në shtëpi, ngjarje kjo e ndodhur në Konispol.
Katër persona janë vënë në pranga këtë të martë me akuzën e zjarrëvënies.
Në Konispol shtetasin Romeo Lame nuk e ndaloi masa e arrestit në shtëpi ku ishte për vjedhje që të dilte e të ndizte zjarr.
Policia thotë se 25 vjeçarit iu bashkua dhe 51 vjeçari Sulejman Ismaili. Si pasojë u dogjën 8 hektarë me barishte dhe shkurre.
Tashmë ndaj të riut do të rëndojë akuza e zjarrëvënies, por dhe shkelja e masës së sigurisë
Ndërkaq në dukat për flakët e rëna në vendin Fëngu i Bozhanajve do të ndiqet penalist një 15 vjeeçar. Si pasojë e flakëve në u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme
Edhe në Vaun e Dejës V.L 59 vjeçar banues në Melgushë do jetë nën akuzë për zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke
Ndërkaq në Dibër një dit më parë në gjendje të lirë po hetohen për zjarrëvënie A. Dikollari dhe P.Gjura
Në një tjetër rast në Konispol 70 vjeçari Fejzo Murtaj po hetohet për djegien e 3.5 hektarëve kullotë
Sa i përket flakëve të rëna pranë varrezave në fshatin barbullur në vaun e dejës në hetim është vene L.rr.
Në deklaratë policia thotë se po vijojnë hetimet edhe për raste të tjera kur zbulohet se flakët nuk kanë rënë për shkaqe natyrale


