Tepelenë/ Përplasi dy fëmijë me makinë, arrestohet drejtuesi i mjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2022, 09:39

Është arrestuar drejtuesi i mjetit i cili përplasi dy fëmijë ditën e djeshme (26 qershor) rreth orës 20:15 në rrugën "Bilbilenjtë", në lagjen "Mustafa Matohiti" në Tepelenë.
I arrestuari është 46 vjeçari me inicialet A. B., banues në Tepelenë.
Duke drejtuar automjetin tip "Toyota" 46 vjeçari përplasi dy fëmijë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

