Aksident në Tepelenë/ Përplasi dy fëmijë drejtuesi i mjetit shoqerohet në komisariat

Aksident në Tepelenë/ Përplasi dy fëmijë drejtuesi i

Një makinë ka përplasur dy fëmijë në rrugën "Bilbilenjtë", në lagjen "Mustafa Matohiti" në Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 të 26 qershorit 2022.

Dy fëmijë u transportuan në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

"Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme", njoftoi policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

EMISIONET