Vinz i Hellbanianz tenton të vrasë pronarin e hotelit në Tiranë, arrestohet bashkë me shoqëruesen

Ervin Selita i njohur me emrin Vinz pas mesnatës së 2 shkurtit 2022 ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Zeni Xhindit ky i fundit pronari i një hoteli në rrugën e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në Hotelin e quajtur New VV, në rrugën "Tre Vëllezërit Kondi", ku 30 vjeçari Ervin Selita së bashku më shoqëruesen e tij me iniciale E.D janë futur brenda hotelit duke kërkuar marrjen e një dhomë.

Sipas policisë së Tiranës, Ervin Selita "gjatë konfliktit në ambientet e hotelit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri njërin nga pronarët e hotelit."

Karta

Sportelisti i hotelit i ka kërkuar kartën e ID 30 vjeçarit por edhe të shtesases tjetër që e shoqëronte. Kjo kërkesë nuk është pranuar nga i riu Selita me arsyetimin se ishte klient i rregullt dhe se nuk ishte e nevojshmë paraqitje e kartës së identitetit. Në këto momente recepsionisti ka telefonuar pronarin e hotelit shtetasin Zeni Xhindi i cili ka shkuar në vendngjarje ku edhe ka ndodhur përleshja mes tyre.

Në një moment Ervin Selita ka nxjerr armën e zjarrit ku ka qëlluar mbi 6 herë në drejtim të pronarit të hotelit por fatmirësisht nuk e ka kapur asnjë plumb.

Në ato momete në vëndin e ngjarjes i është bashkuar edhe të afërmit e 30 vjecarit Selita, pikerisht Xhuliano Selita dhe Erjon Mici ku ky i fundit ka marrë amrën e zjarrit dhe është larguar në drejtim të paditur.

Për ngjarjen në fjalë pas më shumë se 20 orësh është njofutar edhe arrestimi i 30 vjecarit Ervin Selita si dhe procedimi i shoqërueses së tij. ndërsa në kërkim janë shpallur 2 të afërmit e 30 vjecait, Xhuliano Selita si dhe Erjon Mici.

Ervin Selita është një reper i njohur në shtetin Angles si pjese e grupit Hellbanianz për të cilët autoritet britanike kanë ngritur shqetësim për shkak edhe të aktivitet criminal kryesisht në fushën e drogës.

Operacioni u kodua "Parandalimi"

Ervin Selita, 30 vjeç, u arrestua për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prishja e qetësisë publike";

E. D., 30 vjeçe, e cila shoqëronte shtetasin Ervin Selita, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Në kërkim u shpallën Ervin Mici, 26 vjeç, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit"

Xhuliano Selita, 23 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

EMISIONET