Tentoi të vidhte në poliklinikën e qytetit të Korçës, kapet në flagrancë 45-vjeçari

Tentoi të vidhte në poliklinikën e qytetit të

Tentoi të vidhte në poliklinikën e qytetit të Korçës, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan shtetasin O. K., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhte në ambientet e poliklinikës së qytetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 levë hekuri, 1 kaçavidë dhe 1 palë doreza, që iu gjetën këtij shtetasi, në momentin e kapjes në flagrancë nga Policia.

EMISIONET