KQZ certifikon rezultatin në 12 bashki të vendit

KQZ certifikon rezultatin në 12 bashki të vendit

KQZ ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit në Bashkitë, Finiq, Himarë, Selenicë, Dropull, Kolonjë, Devoll, Maliq, Dimal, Malësi e Madhe, Kavajë, Librazhd dhe Pogradec.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme, KQZ i ka dhënë mandatin e kryetarit të Bashkisë, Romeo Çakuli, i propozuar nga “Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”; Dhionisios (Alfred) Beleri, i propozuar nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Nertil Bellaj, Dhimitraq Toli, Erion Isai, Eduard Duro,  Gëzim Topçiu, Juliana Memaj, Tonin Marinaj, Mariglen Disha dhe Ilir Xhakolli të Partisë Socialiste, Fisnik Qosja, i propozuar nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë””.

Alfred Beleri i cili mori mandatin e kryebashkiakut të Himarës, ndodhet në burg pasi pak ditë më parë, gjykata vendosi masën e sigurimit “arrest në burg”.

Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim” për blerje të votave për zgjedhjet vendore.

Në mbledhjen e sotme, KQZ miratoi edhe shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për Këshillat e Bashkive të mësipërme.

EMISIONET