Nga viti i ardhshëm libri i abetares do të jetë i njëjtë për të gjitha shkollat
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se qeveria vendosi sot, se në të gjitha shkollat në vend do të ketë vetëm një tekst të unifikuar të librit të abetares.
"Morëm një vendim të rëndësishëm që lidhet me përjashtimin nga procedura e përzgjedhjes së mësuesve në bazë shkolle të tekstit të abetares. Në arsimin parauniversitar, për çdo lëndë kemi tekste alternative dhe mësuesit në çdo shkollë mblidhen dhe zgjedhin një nga tekstet e miratuara. Kemi vendosur të përjashtohet kjo procedurë teksti i abetares. Në të gjitha shkollat të kenë një tekst të unifikuar. Abetarja është libri i parë me të cilin përballet nxënësi në bankat e shkollës. Kjo na ndihmon të kemi një qasje dhe metodologji të njëjtë kudo. Ne do punojmë për këtë projekt, një gjuhë, një abetare. Në fillim të vitit shkollor 2022-2023, të gjithë vogëlushët të kenë të njëjtën abetare", u shpreh Kushi.

