Marrëveshje Shqipëri-Kosovë lehtësohen porcedurat për lejet e punës! Njihen vitet e punës për qytetarët në dy shtetet respektive

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë bëri me dije se ditën e premte, në mbledhje e përbashkët me qeverinë e Kosovës do nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë.

Çuçi: Është një lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që do të marrin me një aplikim dhe pa dokumente lejen  qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda lejes së qëndrimit do jetë edhe leja e punës. Është lajm i mirë edhe për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Kosovë të cilët do të marrin leje qëndrimi në Kosovë me procedura shumë të lehtësuara se sa janë sot. Vendimi  i sotëm është në vazhdën e disa marrëveshjeve që do nënshkruhen nga ministria e Brendshme.

I pyetur nga RTV Ora për marrëveshjen e firmosur me palën britanike për sa i përket emigrantëve, se a do jetë Shqipëria një vend transit për emigrantët e vendeve të treta dhe a do krijohet një kamp refugjatësh, Çuçi tha se është thënë qartë se nuk do ketë kampe refugjatësh për interesa të vendeve të tjera në Shqipëri.

Marrëveshje Shqipëri-Kosovë, njihen vitet e punës për qytetarët në dy shtetet respektive  

Ministrja Delina Ibrahimaj bëri me dije se qytetarëve shqiptarë që punojnë në Kosovë do t'i njihen sigurimet dhe anasjelltas.

Ibrahimaj: Ministria e Financave prezantoi sot një marrëveshje e cila pritte të nënshkruhet ditën e premte në mbledhje e përbashkët të qeverive. Marrëveshja ka të bëjë me mbrojtjen sociale të qytetarëve shqiptarë dhe konkretisht është marrëveshja për njohjen e periudhave të sigurimeve shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Është shumë e rëndësishme për të siguruar një trajtim të barabartë.

EMISIONET