KËRCET “PUSHKA” NË LUSHNJË/ Hapet zjarr drejt një automjeti pranë spitalit, dyshohet për ... Një makinë gjendet e djegur (PAMJET E PARA)

Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje.

Bëhet me dije se është qëlluar drejt një automjeti, në afërsi të kryqëzimit të spitalit të këtij qyteti.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa nuk dihet ende ndaj kujt është qëlluar.

Në vendngjarje janë gjetur dhjetra gëzhoja, duke sugjeruar një përplasje të armatosur.

KËRCET “PUSHKA” NË LUSHNJË/ Hapet zjarr drejt

Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka mbërritur menjëherë në vendin e incidentit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të marrë masat e duhura.

Deri tani, nuk ka informacione për viktima, ndërkohë që hetimet për identifikimin e autorëve dhe shkakun e përplasjes janë duke u zhvilluar.

Sakaq, informacione paraprake sinjalizojnë se në fshatin Lifaj është gjetur një mjet i djegur, çka ngre dyshime për atentat.

EMISIONET