EMRI+PAMJE/ Lëviste me a*më zjarri në automjet, arrestohet 34-vjeçari n Kamëz, i sekuestrohet p*stoleta me krëhër dhe fishekë

Një 34-vjeçar në Kamëz, Odison Zguri është ndaluar pas kontrollit të një automjeti në fshatin Kasallë, ku u gjet një pistoletë me krehër dhe fishekë, ku dyshohet se ai i mbante pa leje.

Shtetasi po udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen” kur u verifikua nga shërbimet në terren. Materialet e rastit i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës për hapat e mëtejshëm hetimorë.

Njoftimi

Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “Moment”.

Lëvizte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit me krehër dhe fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve të pandërprera dhe të mbështetura në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, finalizuan operacionin policor të koduar “Moment”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi Odison Zguri, 34 vjeç, banues në Kamëz.

Në fshatin Kasallë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET