Të dhënat tona u shpërndanë, Progni: AKSH-i përgjegjës, KLSH zbuloi shkelje miliona euro, nuk u bë asgjë

Në kundërpërgjigje të sulmit kibernetik të iranianëve, SHBA deklaruan se do të ndihmojnë shtetin shqiptar me një paketë prej 50 milionë dollarësh.  Ambasadorja e BE-së Hofman tha se programet e BE për këtë sektor kanë një buxhet prej rreth 100 milionë euro.

Gent Progni, ekspert IT-së në një i ntervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja foli rreth përgjegjësisë që kanë institucione të caktuara me sulmin kibernetik.  

Gazetarja: Ju jeni ndër personat që për këtë çështje keni kërkuar zyrtarisht nisjen e një hetimi ndaj AKSHI-t, ku jemi në këtë proces?

Gent Progni: Në këtë proces jemi në një përgjigje të SPAK-ut, që nuk është kompetencë e jona. Dosja ka kaluar në Prokurorinë e Tiranës dhe ka mbetur aty, nuk kemi asnjë përgjigje, asnjë kërkesë nga prokuroria. Do të kërkojmë sërish informacion për këtë çështje.

Gazetarja: Ndërkaq edhe sot ambasadorja e BE-së në fjalën e saj e tërhpoqi vëmendjen tek AKSH-i të cilit i kërkoi të bashkëpunojë institucionet e tjera, si dhe të rrisë kapacitetet mbrojtëse, në fakt pse është në qendër të vëmendjes ky institucion? Sa përgjegjësi ka AKSHI në gjithë këto skandale?

Gent Progni: AKSHi ka përgjegjësi më të madhe pasi janë mbi 400 milion euro që janë dhënë për institucionet që AKSH-i ka ndërtuar. Nuk është bërë as minimumi i sigurisë. Në AKSH- kemi indicie që lejohej përdorimi i kompjuterave personal, i USB personal pra jo çdo gjë bëhej si duhej. I vetmi përgjegjës është AKSH-i. Pra kemi një institucion mbi AKSH-in por për fat të keq ky institucion ka detyrë vetëm të monitorojë dokumentat. Ka disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit që i ka kapur me shkelje miliona euro dhe asgjë nuk është bërë. Ndaj nuk presim gjë nga prokuroria, pasi hetimi për hakerimin bëhen nga bashkëshorti i një eksponenti të lartë të PS. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë llogari pasi është një  aferë që ka dëmtuar dhe vazhdon të dëmtojë popullin shqiptar.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET