"Takim i dy armiqve që gjenin justifikime për të ofenduar", Vuçiç kujton takimin e parë me Ramën

"Takim i dy armiqve që gjenin justifikime për të

Për të dëshmuar se bashkëpunimi rajonal është më i mundur se kurrë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç kujtoi takimin e tij të parë me kryeministrin shqiptar Edi Rama në 2015.

Duke folur në forumin ekonomik në Shkup, ku mirëpritës ishte Zoran Zaev, Vuçiç tha se asokohe të dy fokusin e kishin te politika e brendshme ndërsa sot i kanë sytë nga e ardhmja e vendeve dhe qytetarëve të tyre.

Sipas  tij, marrëdhëniet e mira mes politikanëve të vendeve të rajonit japin mesazhet e duhura edhe te qytetarët duke i bërë ata më të sigurt.

Pyetje: Si ta transferoni këtë besim ndër jush te administrata publike, njerëzit që merren me zbatimin e asaj që duhet bërë?

Vuçiç: Besueshmëria dhe mbështetja janë fjalët më të rëndësishme dhe është e rëndësishme kur ne mund të mbështetemi te njëri-tjetri. Vaksinimi na tregoi se mund të jemi më të dobishëm për njëri-tjetrin, duke mos u mbështetur te fqinjët e menjëhershëm. Kemi nënvlerësuar veten, gjithmonë. Ky lloj dëshpërimi që mbartim dhe sot duhet ta tejkalojmë, ne duhet tu besojmë forcave tona dhe vetes, të ndërtojmë këtë vetëbesim por edhe besim dhe besueshmëri midis nesh. Duhet të bëhemi absolutisht partnerë të besueshëm.

Por si do ta transferojmë këtë besim te administratat tona dhe çfarë është më e rëndësishme te qytetarët tanë? Administratat tona duhet të arrijnë rezultate. Më kujtohet takimi me Edin në 2015, takim i dy armiqve që erdhën te njëri-tjetri duke gjetur justifikime të mjaftueshme për të ofenduar palën tjetër, duke mos kërkuar bashkëpunim real dhe duke bërë gjëra që thjesht na jepnin disa pikë politike sëbrendshmi dhe kaq. Por sot nuk duam t'ja dimë më për këtë, duam t'ja dimë për të ardhmen e përbashkët, rezultat e mundshme të kësaj të ardhmeje, kaq. A mendoni vërtet se më duhet ti përgjigjem dikujt në rajon që nuk ka dashur të bashkohet me ne deri tani? Jo. Nuk është as e dhimbshme  më për ne që t'ju themi të vërtetën.

Nëse doni të bashkoheni me ne në rregull, edhe nëse nuk doni të bashkoheni me ne në rregull, është zgjidhja juaj. Por ne duhet të kujdesemi për veten. Pse janë të rëndësishëm këta kufij të hapur? Sepse njerëzit do të ndihen të mirëpritur kudo që shkojnë në territoret tona, qoftë Ohri, Prespa, Durrësi, Saranda, Shkodra, Tirana, Beogradi, Novi Sadi, Nishi apo kudo tjetër. Njerëzit do ta ndjejnë. Edhe sot serbët që kanë vizituar Shqipërinë dhe që ende janë në bregdetin shqiptar ndihen më mirë, ndihen më të sigurt pas takimit të sotëm.

Është e njëjta gjë për qytetarët që shpenzojnë kohë në Ohër. Është e njëjta gjë për shqiptarët  dhe maqedonasit që janë sot në Beograd. Këto janë llojet e mesazheve që duhet tu përçojmë njerëzve. Unë jam një mbështetës i zjarrtë dhe pasionat i kësaj ideje sepse mendoj se do të ndryshojë peizazhin politik dhe më shumë se kaq peizazhin ekonomik për ne, për të mirë të vendeve dhe popujve tanë dhe jam krenar që e kemi nisur këtë. Besoj që gjithëkush që do të vijë pas nesh në të ardhmen do ta çojë më tej këtë nismë, nuk është një nismë për pak politikanë, është një nismë për njerëzit, e për hir dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve tanë.

EMISIONET