"Minishengeni" projekt nga bodrumet e Ish- Jugosllavisë?" Rama: Nëse BE është Jugosllavi e Madhe, atëherë kjo është Jugosllavi e Vogël

Nga sot projekti i "Minishengenit" do të quhet "Ballkani i Hapur" 

Në fjalën e tij në Forurim Ekonomik Rajonal në Shkup Kryeministri Edi Rama nuk la pa iu përgjigjur zërave kritikëve të ‘minishengenit”

“Po të nisemi kështu duhet të themi edhe BE është një Jugosllavi e Madhe, dhe nëse BE është Jugosllavi e Madhe, atëherë kjo është një Jugosllavi e Vogël” tha Rama. 

Ai vijon të theksojë se minishengeni ballkanik është krijimi I një hapësire që jeton me parimet, vlerat e BE-së dhe se vendet e Ballkanit kanë humbur shumë kohë duke kthyer kurrizin njëri tjetrit. 

Për këtë tregoi dhe historinë me sulltanin 

"Nuk mund ta bëjmë si ata dy ballkanasit që luftonin për sulltanin dhe që u shquan në marrjen e një kështjelle. E sulltani kërkoi ti takonte e shpërblente. I thirri I tha, shikoni ju të dy keni hipur të parët në kështjellë për të vënë flamurin e perandorisë. Tani nuk kam kohë t’ju dëgjoj të dyve por kush ishte I dyti të kërkojë çfarë të dojë dhe i pari të marrë dyfishin e të dytit. I dyti kur dëgjoi se ai mund të kërkojë ç’të dojë por tjetri të marrë dyfishin, I tha më hiq një sy mua, që tia hiqte të dy sytë tjetrit."

E pra, kemi jetuar gjatë me kënaqësinë e vuajtjes së të tjerëve. Nuk kemi parë çfarë fitojmë nga bashkëpunimi por sa keq heq tjetri nga konflikti. Kjo histori është shumë e gjatë dhe shumë e dhimbshme për të mos lënë pas" tha Rama.

Përgjigje kritikëve

"Kush thotë se kjo është nismë e projektuar në bodrumet e ish Jugosllavisë për të rikompozuar Jugosllavinë e dhënë hegjemoninë Serbisë, e cila është më e madhe e do vijë të na marrë çfarë kemi, e para jeton në një botë paralele. E dyta jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo rritjen e mirëqënies e forcimin e urave mes njerëzve.

E treta harron se po të nisemi kështu duhet të themi edhe BE është një Jugosllavi e Madhe, dhe nëse BE është Jugosllavi e Madhe, atëherë kjo është një Jugosllavi e Vogël. Por jo, kjo është krijimi I një hapësire që jeton me parimet, vlerat e BE-së ndërkohë që secili nga vendet bën përpjekjet e tij për të hyrë në BE.

Për çfarë arsye të gjithë kamionët e mallrave që qarkullojnë në këtë rajon duhet të harxhojnë më shumë kohë në kufi se udhëtim? Në emër të kujt duhet ta pranojmë këtë realitet si të pandryshuar deri kur të bëhemi anëtarë të BE-së? Në emër të historisë?! Konflikteve?! Çështjeve ende të pazgjidhura që e dimë shumë mirë që duhen zgjidhur. Këtu unë dua të ripërsëris. Çështjet e pazgjidhura mes nesh nuk zgjidhen më kollaj duke hedhur poshtë e mohuar këtë bashkëpunim, përkundrazi."

Për çfarë arsye të gjithë kamionët e mallrave që qarkullojnë në këtë rajon duhet të harxhojnë më shumë kohë në kufi se udhëtim? Në emër të kujt duhet ta pranojmë këtë realitet si të pandryshuar deri kur të bëhemi anëtarë të BE-së? Në emër të historisë?! Konflikteve?! Çështjeve ende të pazgjidhura që e dimë shumë mirë që duhen zgjidhur. Këtu unë dua të ripërsëris. Çështjet e pazgjidhura mes nesh  nuk zgjidhen më kollaj duke hedhur poshtë e mohuar këtë bashkëpunim, përkundrazi sa më shumë potenciali I këtij bashkëpumi të kthehet në perspektivë aq më e mundur është që çështjet e pazgjidhura të zgjidhen."

Rama rikonfirmoi se për Shqipërinë kjo nismë është strategjike e qeveria e tij do vijojë përpara.

Objektivi që i kemi vënë vetes është që brenda vitit të ardhshëm i gjithë sistemi i qarkullimit jo vetëm i njerëzve por dhe i kapitaleve të jetë 100 % i njësuar me BE-në. Kemi rënë dakord që do të fusim dhe sistemin e integruar të informacionit mbi pagesat e TVSH midis të gjithë të tjerëve."

Ftesa për Malin e Zi, Kosovën e Bosnjen 

Rama ftoi sërish Malin e Zi, Bosnjen të jenë pjesë e nismës, ndërsa Kosovës i përcolli mesazhin çështjet e së shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga ardhmja.

"Nuk e kuptoj Mali i Zi për çfarë mendon, për çfarë? Mendon si të zgidhë problemin e krahut të punës duke qëndruar i mbyllur ndaj kësaj nisme që është problem serioz për të gjitha vendet.

Po Bosnja për çfarë mendohet?

Sepse e di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam absolutisht në një qëndrim të kundërt se për mua të gjithë këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi e duhet të bëjnë maksimumin në këtë proces për njerëzit e shoqëritë e tyre, e të gjithë së bashku.

Çdo ditë që ne fitojmë në këtë proces është një ditë e fituar për të ardhmen.

Çdo ditë që humbim në këtë proces na merr e shkuara. E shkuara nuk mund të na diktojë sa rritemi ekonomikisht, e sa zhvillohemi në të gjithë aspektet.

Se dëgjoj patriotët e Shqipërisë që thonë hekurudha, hekurudha. Cila hekurudhë?!

Cilat janë këto organizma financiarë ndërkombëtarë, e cilët janë këta investitorë që do të hedhin fondet e mëdha që duhen për hekurudhën, nëse treni shkon në një destinacion brenda për brenda kufijve tanë, apo qoftë nëse treni shkon nga Tirana në Prishtinë. Kush do vijë? Kush do vijë të investojë për hekurudhat e Maqedonisë së Veriut nëse treni shkon nga Tetova në Shkup?

Ku i gjende këta budallenj që janë gati të hedhin paratë për të financuar një sektor që dihet botërorisht që jeton me subvencione shtetërore për të balancuar investimet.

Nëse ne së bashku kemi fuqinë dhe vullnetin të ndërtojmë projekt të përbashkët dhe me atë të trokasim të gjithë organizmat ndërkombëtarë, ku gjithë volumi i lëvizjes justifikon investimin.

Si hekurudha hekurudha? Për çfarë? Për të çuar statuset e facebook nga një kufi në kufi për të luftuar njëri tjetrin, ku ka nevojë për hekurudhë face book?!

Jemi këtu për të ardhmen e çështjet e së shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga ardhmja.

Me sytë nga e shkuara, nuk ka çështje të të shkuarës që zgjidhet në emër të së ardhmes" tha Rama. 

EMISIONET