“Stani i "Rama 3" mund të prodhojë hirë”, kredibiliteti i zv kryeministrit "tigër" është një shtyllë e thyer" - Malaj skanon programin e qeverisë

“Stani i "Rama 3" mund të prodhojë hirë”,

“Stani i Rama 3 mund të prodhojë hirë” komenton profesor Arben Malaj, ish ministër I Financave në qeverisjen socialiste.

“ Programi me 5 shtylla për qeverinë personale Rama3 i ka disa nga 5 shtyllat me dëmtime strukturore të rënda nga goditjet e rënda të tërmeteve që i shkaktojnë korrupupsioni epidemik, gjobat mbi 350 milion euro nga vendimet e Gjykatave Ndërkombëtare që kërcënojnë nivelin e borxheve publike dhe stabilitetin e financave te shtetit dhe pro oligarkëve”

Malaj analizon dhe 5 shtyllat e programit

"Shtylla e peste duhet te ishte shtylla e parë - shtylla e shtetit ligjor që fillon me fundin e kulturës që hajdutet politike dhe oligarkët si vëllezërit siamezë të ndahen me bistruri shumë profesionale nga trupi i institucioneve kushtetuese.

Kredibiliteti i disa ministrave duke filluar me zvkryeministrin " tigër" është një shtyllë e thyer që jo vonë do kërcënojë dhe shtyllat e tjera të programeve dhe të ndërtesës vetvezulluese të qeverisë Rama3.

Kredibiliteti i statistikave publike dhe veçanerisht në financat publike është dëmtuar rënde nga manipulimi i tyre duke fshehur borxhet e pa papaguara.  

Malaj premton se një analize më e thelluar gjatë javës mbetet një detyrim mirënjohes.

Vetëm në vende ku demokracia është e dëmtuar rënde dhe ku elitat parafabrikate qeverisin në arrogancë dhe vetë babëzitur – thotë Malaj- mund të ndodh që një kryeministër i cili për rreth 1.2 vite të mandatit të dytë nuk ka firmosur VKM që nënkupton se Rama nuk ka marrë pjesë në mbledhje qeverie për 1.2 vite pra që ka munguar ne rreth 30% te mbledhjeve, të kërkojë një mandat të tretë për modelin e tij qeverisës me oligarkët dhe për oligarkët, me nje qeveri ku shumicën e bëjnë shokët, gratë e shokëve që do të punojnë për oligarkët shokë apo bashkëpronarë pa letra.?!!”

EMISIONET