SPAK: Nuk kemi përgjigje për Gugalljen, nuk i ndalojmë dot pagesat për incineratorin e Tiranës

SPAK: Nuk kemi përgjigje për Gugalljen, nuk i ndalojmë dot

Lidhur me çështjen e incineratorëve, kreu i SPAK altin Dumani tha çështja e inceneratorit të Tiranës një dosje komplekse dhe me shumë veprime shteruese hetimore.

Ai theksoi se nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet austriake për Stela Gugalljen, por shtoi se ka një proces ekstradimi.

Ai tha se SPAK-un nuk e pengon asgjë për ta marrë në pyetje Ahmetajn dhe shtoi se gjatë kontrollit të shtëpive të bashkëjetueses së tij janë gjetur prova.

Dumani: Nuk kemi përgjigje zyrtare nga autoritetet austriake për Stela Gugalljen. Thjesht dimë që ka një proces ekstradimi, por nuk dimë për vijimin e tij pasi janë autoritete të tjera që merren me procedurat.

Çështja e inceneratorit të Tiranës një dosje komplekse dhe me shumë veprime shteruese hetimore. Tek inceneratori i Tiranës, një zinxhir kompanish të krijuara në mënyrë të dyshimtë, që i kalojnë fondet financiare nga njëra tek tjetra. Ende nuk ka një vendimmarrje për të proceduar me arrestime dhe sekuestrimin e inceneratorit. Të gjitha veprimet e kompanive zinxhir po hetohen me qëllim shkuarjen tek përfituesi real i parave që jepen nga buxheti i shtetit.

Nuk mund të ndërhyje SPAK në mënyrë të menjëhershme, nëse nuk sigurohen provat dhe kushtet se procedura dhe pagesat për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, janë të paligjshme penalisht. Çdo ndërhyrje e SPAK në mënyrë të nxituar dhe e pamotivuar në prova, mund të çonte kompaninë koncesionare në arbitrazh. SPAK s’mund të ndërhyjë në bllokimin e pagesave të përmuajshme për inceneratorin e Tiranës. Është një marrëdhënie kontraktuale që  të dyja palët kanë detyrim për të përmbushur kontratën. Ne po hetojmë rastin në paligjshmërinë penale.

EMISIONET