Spahiu: Esad Pasha, Enver Hoxha dhe disa komunistë kosovarë, të vetmit shqiptarë heronj të kombit serb
Publicisti, Nexhmedin Spahiu,deklaroi në emisionin "Ora e Betit" në Rtv Ora thotë se Esad Pasha ka pasur marrëdhënie shumë të mira me serbët.
Sot, tha ai, një rrugë në Berograd mban emrin e tij. Ndërkohë të vetmit shqiptarë heronj të kombit serb janë ai, Enver Hoxha dhe disa komunistë kosovarë.
Spahiu: Marrëdhëniet e Esad Pashës me serbët kanë qenë tërë kohën të mira. Në Beograd një nga rrugët kryesore mban emrin e tij. Në listën e presidencës së Serbisë të vetmit shqiptarë që janë heronj të kombit serb janë Esad Pasha, Enver Hoxha dhe disa komunistë kosovarë që u vranë këtu Emin Duraku, Zenel Hajdini, Ramiz Sadiku.

