Gjykata e Elbasanit lë në burg dy rusët dhe ukrainasin e arrestuar për spiunazh
Gjykata e Elbasanit mbajti në burg dy ruset dhe ukrainasin e arrestuar pas incidentit në Uzinën e Armëve në Gramsh, më 20 gusht 2022 për të cilët prokuroria e Elbasanit dyshon se ishin në mission spiunazhi për llogari të shërbimeve sekrete ruse.
Gjyqtarja Pajtime Fetahu vlerësoi sot (24 gusht 2022) se arrestimi është i ligjshëm dhe akuzat e ngritura nga prokurori Kreshnik Ajazi janë të bazuara në prova.
"Gjykata vlerëson se arrestimi i tyre ishte i ligjshëm dhe ndaj tyre duhet të caktohet masa e sigurisë "arrest me burg" tha ajo.
Për shkak të sekretit hetimor, seance u mbajt me dyer të mbyllura dhe avokatët janë urdhëruar të mos nxjerrin detaje nga dëshmia te të arrestuarve.
25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov u përfaqësua nga avokati Sajmir Vishaj, i cili foli për shkelje të rënda.
Saimir Visha: “Nuk mund të pyetet në gjuhën ruse, kur gjuha zyrtare e tij është gjuha ukrainase pavarësisht se ai mund ta kuptojë. Kërkova pavlefshmëri të deklarimeve të tij në polici”
Ndësa gjithë hetimin e cilësoi dështim
Saimir Visha: “Nuk mundet tre vetë të godasin rojet por është vetëm një peson me spraj që mbajnë femrat dhe nuk është armë kimike. Nuk ka vepër penale që të bësh fotografi në një objekt që nuk ka sinjalistikë. Shumë shpejt do të zgjidhet”
Rusët Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin u përfaqësuan me avokatë të caktuar kryesisht nga gjykata.
Ndërkohë sipas prokurorisë 2 rusët dhe ukrainasi ishin në Shqipëri me mision të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse
Në gjykatën e Elbasanit nuk u pa asnjë përfaqësues i ambasadës ruse, ndërsa konsullja ukrainase që ishte e pranishme nuk u lejua në sallë.
"Qytetari ynë është i pafajshëm, Ka qenë vetëm një udhëtar. Jam këtu për të për të parë nëse i janë ofruar kushtet e duhura për mbrojtje” tha zyrtarja e ambasades ukrainase.
33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse dhe Fedir Alpatov, 25 vjeç u arrestuan pasditen e 20 gushtit 2022 pas incidentit të Uzinës së armëve në Gramsh.
Mikhail Zorin kishte hyrë në ambientet e uzinës dhe u përlesh me ushtarët shqiptare që ruajnë objektin duke i sulmuar me spraj, ndërkohë Fedir Aplatov dhe Svetlana Timofoeva u gjetën afër uzinës teksa prisnin në makinë
Ngjarja ishte regjistruar rreth orës 17:40 minuta të datës 20 gusht por u mësua nga mediat disa orë më vonë, rreth orës 21:00.