Sondazhi i Noto & RTV Ora: 63% e shqiptarëve nuk kanë besim te Berisha, por 79% e demokratëve kanë besim

Sa besim keni te zoti Berisha si lider politik që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë?

Mbi 14% e të anketuarve në sondazhin e RTV Ora e Noto janë përgjigjur se kanë Shumë besim te zoti Berisha, ndërkohë 63% nuk kanë Aspak besim.

8.3% e të anketuarve kanë Pak besim, ndërsa 13.9% kanë Mjaftueshëm besim.

Për sa i përket anëtarëve të PD-së, 50.3% kanë Shumë besim te zoti Berisha dhe 12.2% nuk kanë aspak. Mjaftueshëm besim kanë 28.7% e tyre, ndërsa 8.8% kanë Pak besim.

Nga zgjedhësit e LSI, 77.9% e tyre janë përgjigjur se nuk kanë Aspak besim te Berisha, ndërkohë që vetëm 0.4% e tyre kanë Shumë besim.

Mes të anketuarve. 21.7% kanë Mjaftueshëm besim, ndërsa Pak janë 0%.

Në total, 67.9% e anëtarëve të PD-së kanë Shumë besim te zoti Berisha, ndërsa vetëm 4.9% e tyre janë përgjigjur Aspak.

Mjaftueshëm kanë 14.6%, ndërsa 12.6% e të anketuarve kanë Pak besim.

Sondazhi i Noto & RTV Ora: 63% e shqiptarëve nuk kanë besim te

EMISIONET