Probleme me pajisjet elektronik, Celibashi: Kërkojmë falje, njohim përgjegjësinë, çfarë kërkoni më shumë?

Probleme me pajisjet elektronik, Celibashi: Kërkojmë falje, njohim

Në një dalje për mediet, Ilirjan Celibashi ka pranuar përgjegjësinë e problematikës së pajisjeve elektronikë në votim të cilat nuk kanë funksionuar.

Ai tha se KQZ e mban këtë përgjegjësi pasi është cenuar vota e disa votuesve ditën e sotme, ndërsa tha se nuk di se çfarë të kërkojë më shumë se ndjesa.

Celibashi: Nëse dikush do ta tërheq KQZ në një debat jo produktiv, ne nuk kemi pse ta bëjmë, nëse ajo çfarë klasifikohet si parregullsi apo problematik në lidhje me funksionimin e pajisjeve të identifikimit, ka cenuar votën e një votuesi, ne ju themi që njohim përgjegjësinë dhe nëse kjo ka ndikuar tek ata edhe ndjesën e kemi kërkuar, nuk e di nëse dikush tjetër kërkon më shumë se kaq. Çfarë do duhet të ishte bërë ndryshe?

EMISIONET