Sh*rr në Sarandë/ Dh*nohen dy persona, g*ditet me sende të forta një makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2026, 09:38

Dy persona janë dhunuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, ndërkohë që është goditur me sende të forta edhe një automjet. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit, pas një konflikti për motive të dobëta.
Automjeti i shkatërruar me sende të forta rezulton në pronësi të të dhunuarve.
Në vendngjarje është gjendur policia e Sarandës dhe forcat e FNSH, të cilat kanë shoqëruar disa persona me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ende nuk ka detaje lidhur me ngjarjen.

