Shpërthim i fortë në Ballsh, tre kabina në flakë, qyteti dhe disa fshatra pa energji
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2023, 20:40

Kanë shpërthyer tre kabina elektrike në Balla duke lënë pa energji elektrike gjithë qytetin dhe disa fshatra përreth.
Mësohet se shpërthimet kanë ndodhur në kabinat elektrike në zonë e Tecit pranë uzinës së Ballshit.
Ndërkohë ekipet e OSHE-së janë në terren. Mendohet se shkak të ketë qenë një defekt, por akoma nuk dihen shkaqet reale.

