Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Devoll, 2 të lënduar
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 26 Maj 2021, 12:04

Foto ilustruese
Në fshatin Kapshticë të Devollit në banesën e shtetasit Siri Pasholli ka shpërthyer një bombol gazi (e vogël).
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar lehtë dy familjarët.
Sipas burimeve nga spitali, ata kanë marrë dëmtime të lehta në duar dhe ndodhen në spital për mjekim.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe zjarrfikësja që ka fikur bombolën dhe po kryhen veprimet proceduriale.