Shpejtësia të vret, por edhe të gjobit/ Në 5 ditët e fundit vendosen 1315 masa administrative

Më shumë se 1310  gjoba administrative janë vendosura nga policia rrugorë për shpejtësi tej normave të lejuara, në vetëm 5 ditë. Si akset më problematike janë Shkodër-Velipojë por edhe aksi Fier-Levan. Kontrollet vijojnë pasi me ardhjen e emigranteve shkeljet janë edhe më të larta.

Vetëm pak javë më parë 3 automjete të cilët lëviznin më shpejtësi mbi 200 km në orë u pikasën nga efektivët e rrugorë, ku dhe më pas u çuan për ndjekje penale.

Pavarësisht masa të marrë nga policia duke përdor radarë por edhe mjete të tjera të cilët lokalizojnë automjetet që lëvizin me shpejtësi tej normave, situate në rrugë mbetet e njëjtë. Raportimet për shpejtësi mbi 120 kilometër në orë dhe në kufij deri në 200 mbeten të përditshme. Ndërsa nuk mungon as mos respektimi i distancës duke vënë në rrezik udhëtarët

Sipas policisë në të shumtën e rasteve shoferët që kapen me shpejtësi të lartë kanë rezultuar që të kenë konsumuar alkool

Rrugët në të cilët këto shoferë provojnë që të thyejnë rregullat janë akset Shkodër-Lezhe, Fier-Vlorë.

Prej disa ditësh policia është përqendruar në akset rrugore që lidhin bregdetin, por dhe në rrugë të tjera kryesore

EMISIONET