Shoqëria shqiptare në normat më të ulëta morale, aktivistja: Ja shkaqet se pse dhunohen apo vriten gratë!

Dhuna ndaj grave vijon të mbetet në nivele shqetësuese në Shqipëri. Sevim Arbana, Aktiviste në një intervistë për “Ora News” theksoi se gratë vriten kryesisht nga partynerët e tyre intimë.

“Dhe kjo ndodh për shumë arsye si: varfëria dhe kushtet e rënda ekonomike, xhelozia, mungesa e shtetit ligjor, dhe shumë arsye të tjera

Gjatë viteve të fundit shoqëria shqiptare është bërë shumë e egër dhe po përjeton norma të ulëta morale.

Shumë gra e kanë përjetuar dhunën ndaj tyre, por shumë pak prej tyre e kanë denoncuar, ndaj fenomeni mbetet shqetësues”, u shpreh aktivistja Sevim Arbana.

lili saraçi dhuna ndaj grave sevim arbana

EMISIONET